Speciale

Njihuni me disfatat më të thella të Milan…

Milan është përballur disa herë në vitet e fundit me humbje të thella në ndeshje të rëndësishme, me shumë gola të pësuar. Pavarësisht sukseseve të mëdha që ka njohur klubi kuqezi nga mesi i viteve ’80 deri më sot, ka pasur edhe disfata të thella, të cilat po i përmbledhim në këtë artikull…

Image result for JUVENTUS-MILAN 4-0

Kupa e Italisë

JUVENTUS-MILAN 4-0 (9 maj 2018)

Shënues: Benatia 56′, 64′, Douglas Costa 61′, Kalinic (aut) 76′

Finalja e Kupës së Italisë kundër Juventus, luajtur pak ditë më parë në Romë, ishte një nga faqet më të errëta në historinë e Milan. Kuqezinjtë ëndërronin të fitonin për herë të gjashtë këtë veprimtari, dhjetë vjet nga hera e fundit, por në fushën e lojës pësuan plot katër gola, edhe pse nuk i meritonin plotësisht. Një humbje që “i thyen kockat” ekipit të Gattuso.

Vitet ‘90

MILAN-JUVENTUS 1-6 (6 prill 1997)

Shënues: Simone 31’ / Jugovic 19′, 51′, Vieri 26′, 81′, Amoruso 28′, Zidane 32′ (pen)

Një nga humbjet më të thella që Milan ka pësuar në “San Siro” ka qenë ajo 1-6 ndaj Juventus më 6 prill 1997 kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Sacchi, që ishte kthyer trajner i përkohshëm në atë sezon. I kotë rezultoi goli i Marco Simone. Katër gola në pjesën e parë dhe dy të pësuar në pjesën e dytë trishtuan si rrallë herë tifozët e Milan.

ROMA-MILAN 5-0 (3 maj 1998)

Shënues: Candela 16′, Di Biagio 20′, 28′, Paulo Sergio 39′, Delvecchio 83’

Një vit pas humbjes së thellë ndaj Juventus, kuqezinjtë pësuan një tjetër disfatë në kampionatin e tyre më të dobët në 30 vitet e fundit, i mbyllur në vendin e dhjetë. Roma e drejtuar nga Zdenek Zeman e nguli thikën në plagë me pesë gola të shënuar në “Olimpico”.

PARMA-MILAN 4-0 (29 nëntor 1999)

Shënues: Chiesa 25′, Crespo 36′, 59′, Boghossian 90′

Milan i Zaccheroni bëri mrekullinë duke fituar titullin kampion kundër çdo parashikimi, por në nëntor të atij viti kuqezinjtë u thyen keqazi nga Parma në “Tardini”. Ekipi i Malsesani, pretendente për të fituar Serie A, mposhti 4-0 kuqezinjtë një “Tardini”, me Crespo protagonist kryesor me dy gola të shënuar. Që nga ajo ditë do të vinte kthesa e madhe që do të sillte titullin kampion për AC Milan.

Image result for borussia dortmund milan 4-0

Kupa UEFA

BORUSSIA DORTMUND – MILAN 4-0 (4 prill 2002)

Shënues: Amoroso 7′, 33′, 39′, Heinrich 63′

Milan i drejtuar nga Ancelottti ëndërronte të fitonte për herë të parë Kupën UEFS, por u thyen keqazi, 4-0 nga Borussia Dortmund në Gjermani, me tre gola të shënuar në pjesën e parë nga Amoroso, në atë që ai e ka quajtur ndeshja e jetës. Kuqezinjtë, që një vit më parë do të fitonin Champions, fituan 3-1 në “San Siro”, por në finale shkuan gjermanët, që më pas u mposhtën nga Feyenoord.

Image result for DEPORTIVO LA CORUNA – MILAN 4-0

Champions League

DEPORTIVO LA CORUNA – MILAN 4-0 (7 prill 2004)

Shënues: Pandiani 5’, Valeron 35’, Luque 44’, Fran 76’

Milan e fitoi dy herë Champions League dhe luajti tre finale nën drejtimin e Ancelotti, por askush nuk mund ta harrojë tragjedinë e ndodhur në “Riazor”. Milan kishte fituar 4-1 në ndeshjen e parë në “San Siro” dhe dukej i sigurt për të shkuar në raundin tjetër, por në La Coruna u mposhtën 4-0 dhe spanjollët shkuan në gjysmëfinale. Një disfatë historike…

MANCHESTER UNITED-MILAN 4-0 (10 mars 2010)

Shënues: Rooney 13’, 46’, Park 58’, Fletcher 88’

Milan i Leonardo luajti një ndeshje të mirë në “San Siro”, por u mposht 2-3 nga Manchester United që ishte një nga ekipet më të forta të historisë. Në “Old Trafford” kuqezinjtë kishin nevojë për një mrekulli, por u dorëzuan para katër golave të shënuar nga “djajtë”. “Teatri i ëndrrave… të shuara,” – ishte titulli i “Gazzetta Dello Sport”.

BARCELONA-MILAN 4-0 (12 mars 2013)

Shënues: Messi 5’, 39’, Villa 55’, Alba 90’

Milan fitoi bindshëm ndaj Barcelona, 2-0 në “San Siro” dhe u mendua se të besuarit e Allegri mund të kualifikoheshin për në gjysmëfinalet e Champions, por në “Camp Nou” ndodhi “remuntada” e madhe. Dy golat e Messi barazuan gjithçka në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Milan u shua dhe dy gola të tjerë i dhanë kualifikimin Barcelonës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Image result for milan inter 0-4

Derbi

MILAN-INTER 0-4 (29 gusht 2009)

Shënues: Motta 29′, Milito 36′, Maicon 45′, Stankovic 67′

Pas 9 vitesh të suksesshme me Ancelotti, Leonardo merr drejtimin e Milan dhe pëson një “poker” në përballjen e parë kundër Inter të Jose Mourinho, në javën e dytë të kampionatit. Gattuso u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë, e cila u mbyll 3-0 për zikaltërit. Një disfatë totale që u kompletua me golin nga jashtë zone të Dejan Stakonvic.

Më shumë nga Speciale