Speciale

Messi është agjent sekret, Botërori ’58 nuk u luajt, ja “legjendat metropolitane”…

Kur në futboll gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve mendimi për komplot është i menjëhershëm. Sepse ekziston gjithmonë shoku i shokut të dikujt që dikujt i ka thënë diçka që…

Pra, kjo është një klasike e vjetër, që prej më shumë se 100 vjet është pjesë e historisë së topit. Deri në atë pikë sa janë shpikur legjenda të ndryshme metropolitane, sigurisht të pa provuara ndonjëherë, por që si për shkak të absurditetit, si për shkak të pak vërtetësie kanë hyrë në zemrat e tifozëve dhe janë bërë tregime mitike, përralla…

Image result for paul octapod

Vdekja e oktapodit Paul

Oktapodi Paul si i famshmi Paul McCartney? Kështu duket. Oktapodi i famshëm, në gjendje të parashikojë ecurinë e Gjermanisë gjatë Kupës së Botës 2010, nuk ka ngordhur pas veprimtarisë, ashtu si u tha, por gjatë botërorit. Legjenda metropolitane tregon se në akuariumin e Oberhausen, ky jetonte oktapodi, oktapodi u vra nga një oktapod tjetër, sozia e tij, që u tregua gjithashtu shumë i aftë në parashikime dhe që shfrytëzoi famën e paraardhësit për t’u bërë personazh i famshëm mediatik…

Image result for brazil argentina 1990 water

Uji i helmuar

Nga një përballje mes Brazilit dhe Argjentinës mund të presësh gjithçka, por që dikush t’i hedh valjum ujit nuk ishte parë… jeni të sigurt? Mbrojtësi i djathtë i Brazilit, Branco është i bindur se gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës 1990 një nga mjekët e kombëtares së Argjentinës i ka ofruar futbollistëve të Brazilit një ujë jo të pastër, që e detyroi të luante pjesën e mbetur të ndeshjes jo në kushte optimale. E bukura? Kur u pyet për të tilla thashetheme, trajneri i Argjentinës, Bilardo, nuk mohoi asgjë dhe praktikisht ka pohuar me lëvizjen e kokës…

Image result for tottenham lasagna

Helmimi i Tottenham

A mundet që një drekë mund të kushtojë vendin në Champions? Për këtë pyesni Tottenham, që në vitin 2006 humbi vendin në Champions League për shkak të një virusi në stomakun e futbollistëve. Ku qëndron konspiracioni? Ndeshja vendimtare luhej në Londër, kundër West Ham, dhe ata që festuan nga dështimi i “spurs” ishte Arsenal, rivali historik. Ka shumë mundësi që kuzhinieri i lazanjës së ngrënë nga lojtarët ishte tifoz i “topçinjve”, që para helmimit i dha futbollistëve tekstualisht: “tani do të përgatis, gjellën e shtëpisë tonë…”

Image result for pele 1958

Botërori që nuk u luajt kurrë

Ah po, viti 1958… kur nën qiellin blu të Suedisë u zbulua talenti i ri Pele, që e drejtoi Brazilin drejt suksesit në Kupën e Botës, të parën të luajtur prej tij. Nuk është e vërtetë! Të paktën sipas historianit Bror Jacques de Waern, që në vitin 2002 ka prodhuar një dokumentar për të treguar se ajo veprimtari nuk u luajt kurrë. Përkundrazi, të gjitha pamjet u prodhuan nga SHBA, si pjesë e Luftës së Ftohtë, për të testuar ndikimin e televizionit te njerëzit. Italia nuk ka luajtur në atë veprimtari, sepse nuk donte të merrte pjesë në teatër?

Image result for messi agent 0010

Messi është një spiun!

“Ja, këtu mund të shihni ku shkojnë armët e Libanit!”. Një mëkat i vërtetë që në televizionin e shtetit të Sirisë, shihet vetëm një aksion i Barcelona me Messi, Iniesta dhe Pedro që shkatërruan mbrojtjen e Real Madrid në “Klasiken” kundër Real në vitin 2012. Sipas burimeve qeveritare, lëvizjet e Messi dhe futbollistëve të Barcelonës janë bërë në mënyrë të tillë që t’i tregojnë opozitarëve të regjimit të Assad, rrugën nga duhen kontrabanduar armët nga Libani që përfundojnë në duart e rebelëve. Një lëvizje e denjë për një histori spiunazhi, ku emri i Messi është Leo Messi… agjenti 0010.

 

Më shumë nga Speciale