Futboll

Nga De Bruyne te Lukaku dhe Salah, “yjet” që Chelsea i largoi si “të dështuar”

Nga De Bruyne te Lukaku dhe Salah, “yjet” që Chelsea i largoi si “të dështuar”

Ka pasur tri “yje” që kanë shkëlqyer mbi të tjerët në këtë fillim të Premier League, duke shënuar dhe krijuar gola për skuadrat e tyre, duke u bërë idhujt e tifozerive përkatëse. Por ka diçka të përbashkët që i lidh këta tre futbollistë. “Maestro” i Manchester City, Kevin de Bruyne, sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku dhe “magjistari” i Liverpool, Mohamed Salah, kanë zbarkuar në Angli për të luajtur me Chelsea, por janë larguar pa lënë mbresa në “Stamford Bridge”. A janë penduar londinezët që i lanë të largohen? Le t’i hedhim një sy karrierës së secilit prej lojtarëve që u larguan si të dështuar nga Chelsea, por janë vendimtarë në edicionin e sivjetshëm të Premier League.

Kevin De Bruyne is enjoying an exceptional season as Manchester City top the Premier League

KEVIN DE BRUYNE

Te Chelsea (2012-2014), u shit te Wolfsburg për 24 milionë euro në janar 2014, aktualisht te Manchester City

Pjesa më e madhe e specialistëve mendon se për momentin ai është futbollisti më i mirë i Premier League dhe po udhëheq City në kyre të kampionatit. Chelsea e mori në janar të vitit 2012, duke paguar plot 10 milionë euro te Genk në Belgjikë dhe duke i ofruar një kontratë pesë vjeçare. Këto veprime treguan besimin e klubit te afësitë e tij, por gjatë kohës së ishte trajner Roberto Di Matteo dhe Chelsea fitoi Champions League, De Bruyne u huazua te Werder Bremen. Ai menjëherë u përshtat në Gjermani dhe e mbylli sezonin me 10 gola dhe 10 asiste me fanellën e Werder Bremen.

De Bruyne in action during one of his few Premier League outings for Chelsea, in August 2013

Te Chelsea u largua Di Matteo dhe vendin e tij për pak kohë Rafa Benitez, përpara rikthimit të Jose Mourinho në verën e vitit 2013. Një numër i madh skuadra gjermane u interesuan për De Bruyne, por Mourinho e mori me vete në fazë përgatitore. Megjithatë, minuta nuk ishin të mjaftueshme në pjesën e parë të kampionatit, pavarësisht disa aktivizimeve sporadike në Premier dhe Champions dhe me kërkesë të futbollistit ai u shit te Wolfsburg në janar 2014 për 24 milionë euro. Chelsea përfitoi edhe ekonomikisht nga futbollisti që luajti vetëm nëntë ndeshje me fanellën blu.

De Bruyne takes particular pleasure in scoring City's winner at Chelsea back in September

Me rikthimin e tij në Bundesliga, De Bruyne u afrimua si “as”. Në 73 ndeshje me Wolfsburg ai shënoi 20 gola dhe dha 37 asiste, teksa në vitin 2015 u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit në Bundesliga. Manchester City e bleu në gusht 2015 për 65 milionë euro, duke fituar garën me disa klube në Europë. Në Premier League, belgu ka ruajtur një nivel fantazi me 46 asiste në 106 ndeshje të luajtura dhe nuk po përmendim 26 golat. Puna me Guardiola dhe kalimi nga sulmues krahu në organizator e kanë bërë një kandidat për të qenë futbollisti më i mirë i planetit.

The Belgian celebrates scoring against Real Madrid in an International Champions Cup match

ROMELU LUKAKU

Te Chelsea (2011-2014) u shit te Everton, për 35 milionë euro në qershor 2014, aktualisht te Manchester United

Një tjetër futbollist belg, që prej talentit të pamasë, u ble nga Chelsea në moshë shumë të re, por “Stamford Bridge” mbeti utopi për të. Lukaku ra në sy me fanellën e Anderlecht duke shënuar 39 gola në dy sezone. Në gusht 2011, Chelsea e mori për 13 milionë euro, duke mposhtur konkurencën e madhe që ishte krijuar rreth 18-vjeçarit, pasi e bindi me një kontrate pesë vjeçare. Trajneri i Chelsea ishte Andre Villas-Boas dhe gjithmonë ideja e klubit ishte huazimi i tij për të krijuar përvojë në kampionat. Në vitin 2012, Chelsea fitoi Champions League, por Lukaku nuk luajti asnjë minutë në këtë veprimtari.

Lukaku in one of his 15 first-team appearances for Chelsea, against Fulham in 2011

Më pas, Chelsea realizoi planin, duke e huazuar lojtarin te West Bromwich Albion. Lukaku bëri një paraqitje të shkëlqyer me 17 gola në 35 ndeshje. “Synimi im është të luajë me Chelsea në të ardhmen,” – deklaroi ai në shkurt 2013. Megjithatë, qendërsulmuesi belg nuk ishte në planet e Jose Mourinho, kësisoj vendosi të transferohet te Everton. Në vitin e tij të parë në “Goodison Park”, Lukaku shënoi 16 gola dhe e ndihmoi Everton të renditej në vendin e pestë, duke arritur edhe një numër pikësh rekord për klubin, 72.

The big Belgian striker doesn't hold back after scoring against Chelsea for Everton in 2016

Të gjithë menduan se Chelsea do ta rikthente në shtëpi, por “blutë” blenë Diego Costa nga Atletico Madrid, ndërsa belgu kërkoi shitjen përfundimtare sepse nuk mund të qëndronte në stol. Everton e bleu për 35 milionë euro dhe ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Në tre sezone, duke llogaritur të gjitha veprimtaritë ai shënoi 20, 25 dhe 26 gola. Nisi të konsiderohet si një nga qendërsulmuesit më të mirë të planetit dhe Manchester United shpenzoi 90 milionë euro për ta marrë. Në 9 ndeshjet e para me “djajtë” shënoi 10 gola duke vendosur rekord.

Salah has made an outstanding start to his Liverpool career, scoring 12 times so far

MOHAMED SALAH

Te Chelsea (2014-2016), u shit te Roma për 16 milionë euro në gusht 2016, aktualisht te Liverpool

Forma e shkëlqyer e Mohamed Salah me Liverpool në këtë sezon, që e ka parë të shënojë 12 gola në të gjitha veprimtaritë, ka ardhur si “tronditje” për ata që e patën dhe e larguan nga Chelsea. Ai mbërriti në Londër në janar 2014 nga Bazeli, por rreth 15 milionë euro, pasi kishte shkëlqyer në Champions League me klubin zviceran. Te Chelsea u përball me konkurrencën e Eden Hazard, Andre Shurrle, Oscar dhe Willian, por faktikisht duhet thënë se Mourinho i dha disa mundësinë në Premier League, gjatë pjesës së dytë të sezonit.

But the minutes quickly dried up for Salah at the beginning of the 2014-15 campaign

Në fillim të sezonit të ardhshëm, situata ndryshoi rrënjësisht. Ai luajti vetëm 30 minuta deri në janar kur vendosi të largohet drejt Italisë, te Fiorentina. Sulmuesi, që ishte 22 vjeç, luajti shumë mirë te Fiorentina, por nuk donte të rikthehej në Firence dhe kur Chelsea vendosi ta huazojë sërish zgjodhi të shkojë te Roma. Në kryeqytetin italian, në sezonin 2015-15, shënoi 15 gola dhe dha 9 asiste. Kjo nuk i mjaftoi Chelsea ta rikthehen në “Stamford Bridge” dhe me vendim të Antonio Conte e shiti te Roma për 16 milionë euro në gusht 2016.

Egyptian winger Mohamed Salah also suffered a frustrating spell when at Stamford Bridge 

Salah luajti vetëm 16 ndeshje me “blutë”. Në sezonin e kaluar, Salah shkëlqeu përfundimisht me 19 gola dhe 15 asite në “Stadio Olimpico”. Kjo bëri që çmimi i tij të shkojë 60 milionë euro, shifra të Liverpool pagoi për ta marrë nga Roma. Tifozët në “Anfild Road” janë të lumtur që Chelsea nuk besoi te egjiptiani…

Më shumë nga Futboll