Connect with us

Futboll

PERSONAZH / “Zorro” Boban, djali i karatesë, simbol kombëtar, legjendë te Milan, “shef” te FIFA!

Pranohet që në fushat e mbuluara me dëborë, mes pemëve, në vendin ku ndodhen zyrat qendrore të FIFA-s, të gjithë sytë ishin te Diego Armando Maradona, dikur futbollisti më i madh në qarkullim, që po tregonte ato që kishin mbetur nga aftësitë e tij të jashtëzakonshme, në një ndeshje miqësore mes miqsh dhe figurash të botës së futbollit. Ata që nuk po shinin vetëm Maradonën, ndoshta e kishin vëmendjen te presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjithashtu në fushën e lojës, që të jepte përshtypjen e një burri pranë pleqërisë, që gjithsesi dëfrehet duke gjëmuar një top, si ndodh me fëmijët.

Zvonimir Boban (far left) poses ahead of the FIFA 'Legends' match in Zurich on Monday

Zvonimir Boban (i fundit majtas) gjatë ndeshjes së FIFA-s

Por po të shihej me kujdes, dallohet dhe një ish-mesfushor, i cili shumë qetë, dalë nga dalë, po bëhet një nga njerëzit më të fuqishëm në botën e futbollit. Zvonimir Boban, ish-mesfushori i AC Milan dhe Kroacisë, aktualisht ka detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s dhe kësisoj mbi të qëndrojnë vetëm dy emrat në korridoret e qeverisë së futbollit: presidenti Infantino dhe zëvendësi i tij Fatma Samba Diouf Samoura. Sektoret që ai mbulon si shef i përgjithshëm janë: veprimtaritë e organizuara nga FIFA, regjistrimi i anëtarëve të rinj, zhvillimi i sektorit teknik dhe futbolli i femrave.

Boban is now one of the right-hand men of FIFA president Gianni Infantino (left)

Boban është krahu i djathtë i Infantino

Boban do të dukej si një kandidat që nuk ka shanse për t’u ngjitur në elitën e FIFA-s, që më shumë i përket avokatëve nga Zvicra sesa futbollistëve nga Kroacia. Boban ishte larg të qenit i zakonshëm edhe kur luante futboll. Kishte stil, një teknik shumë të lartë, përdorte të dyja këmbët, vullnet të hekurt dhe gjatë 11 viteve me Milan fitoi katër herë titullin në Serie A, por mbi të gjitha fitoi Champions League në vitin 1994, pasi mposhti Barcelonën, në atë që ka qenë një nga paraqitjet më të mira të një klubi në historinë e kësaj veprimtarie. Ishte talenti që dikur kishte goditur me shkelm në fytyrë një polic.

Boban celebrates a goal for Milan in 1997 with Leonardo (left) and George Weah (right)

Boban duke festuar një gol me Milan në vitin 1997

Boban ishte gjithashtu kapiteni i skuadrës më të mirë të të gjitha kohërave që ka ekzistuar në futbollin kroat, ku luanin emra të tillë si Davor Suker, Robert Prosinecki dhe Robert Jarni, që së bashku e mbyllën në vendin e tretë Kupën e Botës 1998. Boban është hero kombëtar në Kroaci. Çdo ekip klubesh apo përfaqësuesja do ta kishte ëndërr që ai të bëhet trajner një ditë. Nuk do të harrohet kurrë festa e gjatë që u bë në Kroaci kur zbarkoi skuadra e ’98-s, ashtu si nuk do të harrohet kurrë veprimi i Boban në vitin 2000, që i qethi flokët e tij zero në momentin që kroati Goran Ivanisvic fitoi Wimbledon, ku mori pjesë si vendi 400 në botë.

Marcel Desailly and Boban hold the European Cup after Milan beat Barcelona 4-0

Boban dhe Desailly me trofeun e Champions League në vitin 1994

Po flasim për dikë që ka shkelmuar një polic në fytyrë në fushën e lojës. Një njeri që bën të tillë gjest nuk do të shkelte kurrë në elitën e FIFA-s, megjithatë ai veprim, i bërë në atë moment të historisë së njerëzit, e ka bërë “Zoro” (pseudonimi) hero kombëtar në vendin e tij. Kjo është një histori komplekse, e errët, që faktikisht nuk ka të bëj me huliganizmin, por më shumë me tensionet etnike dhe luftën civile. Kjo gjithashtu shpjegon edhe përse Boban është kaq i kompletuar dhe ka reputacionin e “të fortit”.

With the help of Davor Suker (left), Boban led Croatia to a shock third place at the tournament

Zvonimir Boban dhe Davor Suker

Në 13 maj 1990, 21-vjeçari Boban ishte kapiteni i Dinamos së Zagrebit dhe kombëtares së Jugosllavisë. Ai kishte lindur në Imotski, një fshat nacionalist në jug të Kroacisë. Nën zgjedhën e regjimit komunist jugosllav vende të caktuara në Kroaci e shtuan nacionalizmin dhe identitetin kombëtar. Kjo ndodhte edhe me njerëzit me të cilët u rrit Boban.

Boban became a Croatian hero by kicking a policeman during riots at a match in May 1991

Zvonimir Boban shkelmon policin jugosllav

Në atë ditë maji, Zagrebi i tij do të ndeshet me Yllin e Kuq të Beogradit, ndeshja mes kryeqyteteve të Kroacisë dhe Serbisë. Me të dyja vendet që kishin nisur konfliktin e armatosur dhe me shkallën e stadiumin që “zienin”, pas vetëm 10 minutash filloi rrëmuja masive edhe në fushën e lojës. Tifozët, futbollistët dhe policës u përleshën në fushën e lojës, teksa Boban bëri veprimin që nuk do të harrohet kurrë. Mesfushori goditi me shkelm në frytë një polic që po godiste një tifoz të Dinamos, duke e rrezuar brutalisht në tokë. Kjo ishte një nga skenat frymëzuese të popullit kroat në luftën për pavarësi. Sot, ka një statujë në stadiumin e Zagrebit me mbishkrimin. “Për tifozët e këtij klubi që nisën luftën me Serbinë më 13 maj 1990”

Boban's incredible response was to launch a flying kick to the face of the policeman

Foto nga veprimi i Boban

Historianët patjetër që nuk do të pranojnë se veprimi i Boban solli rënien e ish-Jugosllavisë, por në librat e tyre ka nisur të përmendet emri i mesfushorit, që u bë hero dhe simbol i nacionalizmit kroat. “Menjëherë pas asaj që bëra e pashë veten një figurë publike, por edhe në rrezik për jetën. Vura në rrezik karrierën time, të ardhmen time, të gjitha këto për një ideal, një çështje, çështjen e Kroacisë,” – do të reflektonte Boban më vonë.

Për sulmin që bëri ndaj policit, Boban u ndëshkuar për gjashtë muaj nga Federata Serbe e Futbollit dhe si rrjedhojë ai nuk luajti në Kupën e Botës 1990. Në dhjetor të atij viti Kroaci shpalli pavarësisht nga Jugosllavia dhe Boban luajti për herë të parë për kombin e tij. Pak muaj më vonë, Milan pagoi 10 milionë dollarë për ta marrë nga Dinamo e Zagrebit. Vetëm transferimi i Roberto Baggio te Juventus ishte më i lartë atë vit.

 Boban knocks the ball past Zinedine Zidane's challenge at the 1998 World Cup

Boban ishte kapiteni i Kroacisë që doli e treta në Kupën e Botës 1998

Në më shumë se 250 ndeshje për kuqezinjtë, Boban u bë legjendë. Ai shkëlqeu në kampionatin italian dhe mënyra si mbante mjekrën, krahas veprimit që kishte bërë për të “çliruar” vendin e tij bën që tifozët dhe të gjithë shokët në Itali t’i vinin nofkën “Zorro”. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2002, kur ishte 33-vjeç dhe Milan mori Rui Costa. Pasi luajti për pak muaj te Celta Vigo vari këpucët në gozhdë dhe mbaroi studimet e larta për histori, teksa mori Master për tezën e Kristianizmit gjatë Perandorisë Romake.

Image result for zvonimir boban today

Boban punoi për dy vjet si opinionist dhe po mbaron universitetin e dytë

Aktualisht, “Zoro” Boban është 48 vjeç dhe ka pesë fëmijë, katër prej të cilëve janë të adoptuar. Ai po studion në Universitetin e Gjuhë-Letërsisë në Zagreb. Ish-mesfushori ka përmendur emrat e Chekhov dhe Dostoyevsky mes atyre që e tërheqin më shumë. Dhe nëse karriera e tij vazhdon me të tilla hapa dhe në të tillë mënyrë, një ditë futbolli botëror mund të drejtohet nga një ish-futbollisti i jashtëzakonshëm, patriot dhe akademik, i quajtur Dr.Zvonimir Boban.

Kush është Boban?!

Datëlindja: 8 tetor 1968 (Vjeç: 48)

Vendlindja: Imotski, Jugosllavi (tani Kroaci)

Roli në fushë: Mesfushor sulmues

Klubet ku ka luajtur: Dinamo Zagreb, Milan, Bari, Celta Vigo

Kombëtaret: Me Jugosllavinë (7 ndeshje, 1 gol) me Kroacinë (51 ndeshje, 12 gola)

Trofetë e fituar: Serie A (4 herë), Champions League (1 herë), Superkupa e Europës (1 herë)

Më shumë nga Futboll