Boks

Spektakël boksi dhe kickboksi në Durrës, triumfojnë sportistët kuqezinj

Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrës u zhvillua sot në mbrëmje eventi “show” i boksit dhe kickboksit mes disa prej sportistëve më të mirë të këtyre disiplinave luftarake, organizuar nga “Titan Fight”. Në total u zhvilluan 10 duele, 3 prej të cilave në kickboks, madje një ishte një përballje femrash, ku përveç sportistëve nga Shqipëria morën pjesë edhe sportistë nga Kosova, Italia, Holanda, Mali i Zi, Bosnje Herzegovina e Greqia. Një spektakël në ring dhe jo vetëm, pasi muzika e humori shoqëruan këtë event, që u transmetua direkt për fansat e kjëtij sporti nga TELESPORT.

Emocionet dhe rivaliteti në këto duele, kryesisht në ato të boksit, ishin të mëdha, pasi shumë ndeshje u mbyllën me diferencë të ngushtë pikësh, ndaj dhe shikuesit e shumtë të pranishëm në palltin e sportit admiruan dhe shijuan përballje të bukura. Disa nga boksierët ë të mirë shqiptarë që u ngjitën në ring dhe triumfuan ishin Ardit Murja, Arjon Kajoshi, Emiljano Xhediku e Bekim Vjerdha. Organizatorët e këtij eventi të veçantë të organizuar në qytetin bregdetar, kanë vendosur që të ardhurat të shkojnë për bamirësi, në ndihmë të Shtëpisë së foshnjes në Durrës.

Ndeshje boksi

Neraldo Ymeri                   fiton me pikë ndaj           Muhamet Mema

Ardit Delilaj                        fiton me pikë ndaj           Mikel Çullhaj

Bekim Vjerdha                  fiton me pikë ndaj           Xhek Gashi

Emiljano Xhediku            fiton me pikë ndaj           Albert Kapaj

Arjon Kajoshi                     fiton me pikë ndaj           Daniel Marku

Ardit Murja                        fitoi me pikë ndaj             Kristi Bejko

Armend Xhoxhaj              fitoi me KO ndaj             Mirnes Denadic

Ndeshje kickbox

Migjen Shala                      fiton me pikë ndaj           Xhulio Zaranjaku

Denis Djokovic                  fiton me pikë ndaj           Omer Dulaj

Ndeshje kickbox – Femra

Alessia Greco                     fiton me pikë ndaj           Ilda Lelo

Më shumë nga Boks