La Liga

Sponsori i Barcelonës e dërgon Iniestën në Japoni, Podolski e mirëpret

Gazeta gjermane “Express” e vendos Andrés Iniesta në rrugën e transferimit te japonezët e Vissel Kobe, në mënyrë të menjëhershme. Sipas gazetës në fjalë ekziston një marrëveshje midis të dyja palëve, për të cilën “manchego” do të marrë 15 milionë euro neto për sezon.

Nëse operacioni konfirmohet, Iniesta do të përkojë në Japoni në të njëjtin ekip me Lukas Podolski, gjermanin, i cili është i kënaqur me mundësinë e ndarjes së dhomës së zhveshjes me Iniesta.

“Iniesta është një lojtar i shkëlqyer, i shumëdëshiruar nga të gjitha skuadrat. Ai mund të prekë hartën me gishtin e tij dhe do të ishte i mirëpritur kudo në botë, – thotë Podolski. – Nëse vjen këtu në Japoni, që do të ishte diçka e madhe. Të luash me lojtarë si ai, është një nxitje e madhe. Duke e pasur atë si shok grupi, do të jetë e mrekullueshme për mua”.

Informacioni në fjalë tregon se operacioni do të kryhet falë Hiroshi Mikitani, pronar i “Rakuten”, i cili, gjithashtu, zotëron klubin japonez. “Rakuten” është sponsori kryesor i Barcelonës dhe përmes kësaj marrëdhënieje erdhi mundësia e bindjes së Iniesta për ta vazhduar karrierën e tij në futbollin japonez.

Më shumë nga La Liga