Futboll

“Sport” zbulon treshen e Bundesligës që magjeps Barcelonën

Barcelona duket se me një sy është përqëndruar tek e ardhmja, pasi gjatë ditës së djelë ka ndjekur yjet e talentuar të Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, Julian Brandt dhe Leon Bailey. Referuar gazetës spanjolle “Sport”, drejtori sportiv i klubit blaugrana, Robert Fernandez shefi i zbuluesve të talenteve të klubit katalans, Urbano Ortega ishin të dielën në “BayArena”. Mbrojtësi Defender Tah, dhe anësori Brandt, 21-vjeçar, si dhe Bailey, 20 vjeç, që të tre ishin titullar në ndeshjen që Leverkusen barazoi në shtëpi me rezultatin 2-2 ndaj Wolfsburg.

Sipas “Sport”, Barcelona ka një interest ë veçantë te talentet e Leverkusen, pasi gjatë muajve të fundit ka ndjekur shumë futbollistë në Bundesliga. Futbollisti i përfaqësueses së Gjermanisë, Tah, që është një qendërmbrojtës i fuqishëm, thuhet se ka një klauzolë largimi në shumën £22milionë, me një numër të madh ekipesh nga Premier League që janë të interesuar gjithashtu të sigurojnë shërbimet e lojtarit të Bayer Leverkusen.

Barcelona are watching Tah and Leon Bailey (right), according to Spanish newspaper Sport

Bailey u bashkua me Leverkusen nga Genk në januar të këtij viti, por energjia e tij dhe aftësia për të triumfuar ndaj kundërshtarit ka tërhequr vëmendjen në Gjermani. Gjithsesi mendohet se është Brandt objektivi më kryesor i Barças, ndonëse supozohet se ai do të kushtojë jo më pak se £26.5mln, me klubin gjerman që nuk synon të shesë lojtarin. “Sport” pretendon gjithashtu se kryesuesit e La Liga konsideruan seriozisht verën e kaluar blerjen e një tjetër futbollisti të Leverkusen, Benjamin Heinrichs si zëvendësimin e duhur për Dani Alves. Në përfundim Barça bleu mbrojtësin e djathtë të Benfica, Nelson Semedo, duke e transferuar në “Nou Camp” për £30mln.

Germany starlet Julian Brandt is also said to be being scouted by La Liga leaders Barca

Më shumë nga Futboll