Boks

Stafi i Kovalev do të apelojë vendimin e gjyqtarit për humbjen ndaj Ward

Stafi i boksierit Sergey Kovalev do të apelojë për vendimin e gjyqtarit Tony Weeks, që ndali duelin mes rusit dhe amerikanit Andre Ward, që mbronte titujt kampionë bote në kategoritë WBA, WBO dhe IBF. Gjyqtari ndali sfidën në raundin e tetë në përballjen zhvilluar në Las Vegas, më 17 qershor, duke konfirmuar Ward si kampion bote, ndërkohë që dy boksierët zhvillonin revanshin mes tyre. Duke folur për mediat, trajneri i Kovalev, David Jackson, tha se ndalja e duelit nga gjyqtari ishte një vendim i gabuar.

Nga dueli mes Kovalev dhe Ward

Ishte një duel i rregullt dhe gjyqtari nuk duhej ta ndalte atë. Ishte një sfidë e ekuilibruar, deri në momentin që u ndal sfida të dy boksierët po përballeshin fort mes tyre, të dy boksierët kishin fituar raunde”, tha Jackson. Të njëjtën gjë tha edhe Kathy Duva, promotori i boksierit rus, që shtoi: “Nëse kishte ndonjë boksier që duhej skualifikuar ai është Ward. Ne i kërkuam gjyqtarisë që të aplikonte pamjet televizive të menjëhershme, por ata nuk e pranuan kërkesën tonë”.

Nga dueli mes Kovalev dhe Ward

Ne do të dorëzojmë sot një ankimim zyrtar për atë sfidë, Nëse shihni pamjet, duke gjyqtaria që refuzon të shojë pamjet live. Nuk kisha parë kurrë më parë dikë që të humbasë një përballje në atë mënyrë”, tha më tej Kathy Duva, promotori i boksierit rus. “Ward u shpall kampion me fat”, tha më tej Duva.

Më shumë nga Boks