NBA

“All Star Game”, Booker fiton sfidën e “snajperëve” me rekord

Basketbollisti i skuadrës së Phoenix Suns, Devin Booker fitoi sot duelin e “Three-Point Contest” në eventin e “All Star Game” që po zhvillohet në stadiumin e “Staples Center” të Los Anxhelosit. Në garë për këtë trofe ishin 8 basketbollistë në raundin e parë, ku të drejtën për të shkuar në finale e patën Klay Thompson (19 pikë), Devin Booker (19 pikë) e Tobias Harris (18 pikë). Por finalja u dominua nga Booker, që realizoi 28 gjuajtje të sakta për tri pikë, duke vendosur rekord të këtij eventi (rekordi ishte me 27 gjuajtje të sakta, që mbahej nga Stephen Curry). I dyti u rendit Thompson me 25 gjuajtje tw sakta dhe i treti Harris me 17 gjuajtje.

Gara e zhytësit më të mirë u fitua nga basketbollisti Donovan Mitchell, që në NBA aktivizohet me skuadrën e Utah Jazz. në finalen e kësaj gare ai mposhti Larry Nance Jr., ndërkohë që në raundin e parë ishin eliminuar edhe Victor Oladipo dhe Dennis Smith Jr. Një tjetër garë e zhvilluar sot në eventin e “All Star game” ishte ajo e aftësive të lojtarë të rinj, ku fitues doli Spencer Dinëiddie i skuadrës së Brooklyn, që mundi në finale Lauri Markkanen. Fundjava magjike e yjeve të NBA-së do të mbyllet sot me ndeshjen mes “LaBron James Team” dhe “Stephen Curry Team”, një sfidë që ka zëvendësuar përballjen klasike mes dy Konferencave.

Më shumë nga NBA