• Starova e pranon: Lojtarët arritën qëllimin, me Fenerbahcen rritën CV-të

    Publikuar: 11 Jan 8:55

    Aspak entuziast është shfaqur trajneri i Partizanit, Sulejman Starova në përfundim të miqësores, jo aq për disfatën e pësuar përballë Fenerbahce me rezultatin 3-1, sa për vetë zhvillimin e kësaj ndeshje në thelb. Kuptohet qartë nga deklarata e vetë Starovës, se miqësorja e luksit përballë Fenerbahce, është zhvilluar kundër dëshirës së trajnerit. Vetë kreu i pankinës së të kuqve ka pranuar se ky nuk ishte momenti për tu përballur me një kundërshtar të këtij niveli, porse qëllimi ishte rritja e imazhit të futbollistëve, në kuadër të marketingut në këtë fazë të merkatos dimërore.

    Image may contain: 3 people, people playing sports and outdoor

    “Nuk ishte momenti për të luajtur me Fenerbahçen. Lojtarët morën sodisfaksionin e tyre. Gjendja fizike e lojtarëve ishte në rrugën e duhur. Edhe skuadra turke dua të them ka bërë dy ndeshje miqësore para kësaj. Nuk mund ta fillonim kaq rëndshëm startin. E kam thënë që baza e skuadrës do të jetë gjithmonë e njëjtë. Nëse do të shtyhet edhe 1 javë kampionati, edhe ne do ta zgjasim fazën përgatitore me 3-4 ditë. Një notë për skuadrën nuk ka. E rëndësishme është që luajtëm me dinjitet. Qëllimi që pranuam Fenerin ishte se rritet CV-ja e të gjithëve”, deklaroi trajneri Starova.


    Lexo postimet e tjera