Connect with us

Futboll

Starova i nxjerr lojtarëve “inatin” e barazimit në stërvitje

Partizani vijon me përgatitjet intensive në terren në kuadër të ndeshjes me Teutën në “Niko Dovana”, të vlefshme për javën e 30-të të kampionatit. Barazimi i fundit arritur në Shkodër ka lënë një shije të hidhur te të kuqtë që tani nuk u lejohet më të gabojnë. Sulejman Starova në përfundim të takimit deklaroi për mediat se skuadra e tij nuk u impenjua maksimalisht kundër Vllaznisë -edhe pse nuk preferoi të jap emra u duk qartë se tekniku nuk ishte i kënaqur me lojtarët e repartit ofensiv. Të mërkurën “Bobi” ka aplikuar dy seanca stërvitore -paradite në palestër dhe pasdite (14:30) në Pezë Helmës. Ndonëse rreshjet e shiut ishin të denduar, Starova nuk e ndërprehu për asnjë moment stërvitjen deri në përfundim të saj.

Në seancën e të mërkurës i gjithë grupi i futbollistëve ishte në dispozicion të stafit teknik. 15 herë kampionët renditen në vend të dytë me 59 pikë , aq sa Kukësi në krye por verilindorët kanë golaverazh më të mirë. Starova ka kërkuar nga të tijët të japin maksimumin në 7 ndeshjet e ardhshme në mënyrë që të realizojnë objektivin. Interesant është fakti se titulli i fundit i fituar nga të kuqtë është arritur pikërisht me “Bobin” në bankinë dhe te “Demat” besojnë se më të në krye do të shpallen sërish kampion, pas 24 vitesh.

Më shumë nga Futboll