Futboll

Start kampionësh për PSG! Shkëlqejnë yjet, vulos Weah

PSG ka nisur me këmbë të mbarë këtë sezon të ri në Ligue 1, pasi në javën e parë të kampionatit francez ka fituar lehtësisht, me rezultatin 3-0 ndaj Caen. Kampionët në fuqi të Francës kanë kaluar në avantazh që në fillim të takimit me yllin brazilian, Neymar, i cili ka vënë firmën e tij në këtë fillim perfekt të PSG që në minutën e 10’. Në të 35’, Rabiot ka dyfishuar epërsinë për vendasit, ndërsa Weah, djali i legjendës së Milan, në të 89’, vetëm pak minuta nga aktivizimi i tij si zëvendësues, ka shënuar golin e tretë, që ka vulosur fitoren e parë të PSG në këtë sezon të ri 2018/19 në Ligue 1.

Një aventurë e re në Ligue 1 edhe për legjendarin Gigi Buffon. Portieri ka debutuar mbrëmjen e kësaj të diele në kampionatin francez në “Parco dei Principi”, në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u aktivizuar si titutllar dhe duke mbajtur të paprekur portën e parisienëve. Pas aventurës gati sa një jetë te Juventus, Buffon  shpreson në një tjetër eksperiencë pozitive, kësaj here në kampionatin francez, me skuadrën e PSG, e cila e ka nisur sezonin suksesshëm me fitoren e Superkupës së Francës ndaj Monaco.

Më shumë nga Futboll