Connect with us

Kampionatet në Europë

Statistikat / MSN i Barcelonës, më i mirë se BBC i Realit

Zinedine Zidane përballet me një debat, me të cilin shpesh i duhej për t’u marrë edhe “mësuesit” të tij në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti

Zinedine Zidane përballet me një debat, me të cilin shpesh i duhej për t’u marrë edhe “mësuesit” të tij në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti: lehtësia e hipotekimit të sistemit të lojës 4-3-3, e imponuar nga BBC. Italiani ndoshta firmosi “urdhërin e tij me vdekje” në stol për Real Madridin, në vijim, me rezultatin 4-0 në kampionat, në “Vicente Calderon”. Në Napoli, pavarësisht objektivit të fitores, performanca e BBC ishte alarmante. “Me këtë “trident” kam fituar Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve, kështu që mendoj se kjo pyetje nuk ka kuptim,” – mbrohej  italiani. Zidane, për momentin, gjendet në një rrëmujë, duke u përpjekur taktikisht të shpjegojë të mirat e “tridentit” BBC, i cili ka pikën më të ulët të efikasitetit te Real Madridi, që nga “themelimi” i tij në vitin 2013. Ky sezon ka provuar një vlerë të tillë fitimprurëse: 50 gola nga 122 në totali (40%). Këto shifra janë në kontrast me arritjet e “tridentit” të Barcelonës (MSN): 82 gola nga 129 në total (63%).

……………………………………………………………………………………………………………………………

KRAHASIMI NE SEZONIN 2016-2017

BBC Gola Përqindje
Cristiano Ronaldo 26 21%
Benzema 15 12%
Bale 9 7%
Total 50 40%
MSN Gola Përqindje
Messi 39 30%
Luis Suárez 29 22%
Neymar 14 11%
Total 82 63%

 

Sezonin e kaluar nuk ishte një ndryshim i tillë i dukshëm midis dy “tridentëve”. Ronaldo, për shembull, pavarësisht se nuk shënoi gola më shumë se Luis Suarez (51 kundrejt 59), rrëmbeu “pjesën e luanit” si golashënuesi më i mirë i “Los Blancos”, më shumë se çdo anëtar i MSN (36%). Për më tepër, deri në këtë sezon, BBC ka qenë gjithmonë e më efikas nga viti në vit: 56% në 2013-2014 (93 gola nga 160 në total), 61% në 2014-2015 (100 gola nga 162 në total) dhe 69% në 2015-2016 (98 gola nga 141 në total). Performanca e BBC në sezonin e kaluar i dha Zidanes kupën e tij të parë europiane si trajner. Rruga, për këtë arsye, është e ngjashme me Ancelottin.

……………………………………………………………………………………………………………………………

 

KRAHASIMI NE SEZONIN 2015-2016

BBC Gola Përqindje
Cristiano Ronaldo 51 36%
Benzema 28 20%
Bale 19 13%
Total 98 69%
MSN Gola Përqindje
Messi 41 23%
Luis Suárez 59 34%
Neymar 31 18%
Total 131 75%

 

BBC dhe MSN funksionojnë nga sezoni 2014-2015, kur Barcelona nënshkroi me Luis Suarez. Që atëherë, “tridenti” katalanas i është imponuar gjithmonë atij madrilen: 122-101 në 2014-2015; 131-98 në 2015-2016 dhe, aktualisht, 82-50, në këtë sezon. Gjithashtu, MSN ka fituar më shumë tituj: një Kupë Europiane (Champions), dy tituj në La Liga, dy Kupa Mbreti, një Botëror për Klube, një Superkupë Europiane dhe një Superkupë e Spanjës përkundrejt një Kupe Europiane, dy Botërorëve për Klube dhe një Superkupe Europe, që ka BBC.

Më shumë nga Kampionatet në Europë