NBA

Stephen Curry: Ky titulli më i vështirë që kam fituar

Stephen Curry ka të drejtë të festojë si i çmendur titullin e tretë kampion në karrierën e tij, pasi ka kaluar një sezon të vështirë, mes dëmtimesh dhe rikuperimesh fantastike në fushë, duke u shpallur kampion në NBA me skuadrën e Golden State Warriors. Me një puro dhe një shishe birrë, ylli i NBA-së feston këtë triumf me fansat e paktë në stadium, të cilin e konsideron më të vështirin në karrierën e tij.

Kjo është një ndjesi ndryshe nga herët e kaluara. Ka ende shumë entuziazëm dhe eufori mes nesh, kur ka qenë shumë e vështirë për të arritur këtu. Çdo vit bëhet më e vështirë. E mbyllëm sezonin e rregullt duke humbur 10 nga 17 ndeshjet e fundit, ndaj është e pabesueshme që ia dolëm mbanë”, tha Stephen Curry.

Më tej, kapiteni i Golden State shprehet: “Asnjëherë nuk hoqëm dorë nga ëndrra, por këtë herë ishte vërtet e vështirë, pasi kaluam shumë pengesa të forta, si në finale ashtu edhe në Perëndim. Patëm shumë dëmtime, ndaj sot na shijon më shumë ky sukses. Nuk nënvlerësuam askënd dhe sot kemi të drejtë të festojmë”, tha Curry.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga NBA