Connect with us

NBA

Stephen Curry optimist: Nuk gabojmë dy herë, do ta mbrojmë titullin

Basketbollisti Stephen Curry beson se skuadra e Golden State Warriors do të jetë sërish favoritja numër 1 për titullin kampion në NBA edhe sezonin e ardhshëm sportiv 2017-2018. Paraqitja e shkëlqyer e bërë në fazën e play off-it, ku Warriors humbën vetëm 1 nga 17 ndeshjet e luajtura, tregon se skuadra e trajnerit Steve Kerr arriti përsosmërinë në momentin më të rëndësishëm të sezonit. “Jemi një ekip fantastik, një grup i shkëlqyer dhe besoj se këtë ritëm do të ruajmë edhe gjatë sezonit tjetër. Nëse herën e parë nuk arritëm të mbrojë titullin, këtë herë jemi përgatitur dhe synojmë që ta realizojmë këtë gjë”, tha sot Curry.

Stephen Curry feston titullin me familjen

Asnjë nga lojtarët “big” të skuadrës nuk u largua në fund të sezonit, përkundrazi, disa lojtarë të rëndësishëm kanë ardhur, duke e bërë ekipin e Golden State sërish një ekip lider në NBA. Durant, Curry, Thompson, Green etj., vijojnë të jenë pjesë e skuadrës, që sezonin tjetër synon të shpallet sërish kampion. “Natyrisht që titulli mbetet objektivi kryesor. Nëse nuk pësojmë dëmtime dhe do të luajmë së bashku gjatë gjithë sezonit, do ta kemi më të lehtë për të arritur synimet tona. Vjet treguam forcën tonë, por këtë gjë do ta bëjmë edhe këtë sezon, për të mbrojtur titullin dhe fituar një tjetër, për të mos përsëritur gabimin e një viti më parë”, u shpreh Curry.

Më shumë nga NBA