Premier League

Sterling shpjegon festimin e golit ndaj Arsenal

Raheem Sterling mezi po priste t’i dërgonte një mesazh kritikëve të tij gjatë Botërorit teksa City e nisi sezonin me një fitore 2-0 ndaj Arsenal.

Sterling shënoi golin e parë të ndeshjes, dhe të 50-in të karrierës së tij në Premier League.

“Është ndeshja e parë e sezonit, gjithmonë kërkon ta nisësh mirë dhe jam i lumtur për kontributin,” shprehet ai për Sky Sports.

“Ka pasur shumë llafe kështu që zgjodha të bëja edhe unë diçka. Është një nga ato gjëra. Unë luaj në sulm, dhe gjykohem për golat që shënoj.

“Jam i lumtur që e nisa sezonin mirë ndaj një ekipi aq të fortë si Arsenal. Ishte një fitore fantastike. Tani duhet të vazhdojmë kështu.

“Donim të tregoheshim profesionistë, si sezonin e kaluar. Jemi të lumtur. shënuam dy gola, nuk pësuam asnjë dhe ishim kompaktë.”

Më shumë nga Premier League