Showbiz

Stërvitja e çmendur e “Thor” tregon sa e vështirë është të jesh një super hero

Është kthyer përsëri: Chris Hemsworth vazhdon të provojë se krijimi i një trupi prej super heroi kërkon një përkushtim serioz fizik. Ai ka postuar në Instagram një montazh të stërvitjes së çmendur, të zhvilluar për filmin e fundit “Thor: Ragnarok”, që ka dalë në kinematë amerikanë në muajin tetor. Ai bën disa ushtrime, që duhet ta ndihmojnë për rrahjet e zemrës, fuqinë dhe rezistencën, i shoqëruar nga (siç e quan vetë Hemsworth) “trajneri më i mirë në botë”, Luke Zocchi, i cili ka punuar me Hemsëorth për vite me radhë.

“Kemi humbur kile bashkë dhe kemi krijuar një lidhje shumë të fortë”, ka thënë Hemsworth për “Men’s Health” në maj të 2016-ës. “Më kujtoi kohën kur isha në një skuadër futbolli (amerikan) kur kam qenë i vogël, kur bënim gjithçka për njëri-tjetrin”. Mendoni se edhe ju mund të bëni një stërvitje të tillë? Shikoni më poshtë të gjithë rutinën:

Më shumë nga Showbiz