Kombëtarja

Stërvitja e fundit, De Biazi konfirmon 11-shen

Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e fundit stërvitore në fushën e tapetit të stadiumit “Elbasan Arena”. Stërvitja ka nisur rreth orës 18:00, pra në orar të njëjtë me atë të zhvillimit të takimit. Trajneri De Biazi nuk ka bërë shumë eksperimente me 11-shen, por ka aprovuar formacionin që e ka bërë publik edhe më parë gjatë seancave stërvitore.

Trajneri ekipit Kombetar shpall formacionin ndaj Frances:Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Basha, Kace, Lila, Roshi, Cikalleshi dhe Lenjani.13/06 H18 #ShqiperiFrance

Posted by Kombetarja Shqiptare e Futbollit on Friday, June 12, 2015

Sipas asaj që është parë në fushë pasditen e sotme, duket se ai ka parë të arsyeshme që nesër të aktivizojë që nga minuta e parë këtë 11-she: Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji, Basha, Kaçe, Lila, Roshi, Cikalleshi, Lenjani. Çdo gjë është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në rrjetin social “facebook”.

[total-poll id=37305]

Më shumë nga Kombëtarja