NBA

Steve Kerr: Warriors favoritë, por do rrëzohemi po menduam se e kemi fituar titullin

Pas humbjes që Golden State pësoi në miqësoren e parë sezonale, trajneri i ekipit kampion të NBA-së, Steve Kerr, ka kritikuar skuadrën, duke kërkuar më shumë përqendrim nga skuadra. Edhe pse Warriors e nisin këtë sezon sërish si favoritë, për Kerr gjithçka nis nga e para dhe në start të gjitha ekipet janë të barabarta. “Blerja e DeMarcus Cousins është një përforcim i rëndësishëm për ne, një lojtar i madh që mund të bëjë diferencën, por ende nuk është rikuperuar 100% nga dëmtimi”, tha Kerr.

Nuk e mohoj që e nisim këtë sezon si favoritë, por nëse mendojmë se e kemi rrugëtimin të lehtë deri në finale gabojmë dhe do të rrëzohemi shumë shpejt. Do të punojmë ashtu sikurse kemi bërë gjithnjë, duke hedhur bazat e një skuadre që synon të triumfojë në çdo ndeshje. Kam një ekip me basketbollistë kampionë dhe me përvojë, që e kuptojnë se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të adaptohen me ndryshimet dhe nisjen e një kampionati të ri”, tha Steve Kerr.

Më shumë nga NBA