Futboll

Steven Gerrard debuton në stolin e Liverpool U-18

Steven Gerrard debuton në stolin e Liverpool U-18

Steven Gerrard ka debutuar si trajner i Liverpool U-18, në barazimin 1-1 kundër Derby. “Legjenda” e klubit u pa shumë aktiv buzë fushës së lojës, i shoqëruar nga stafi i Akademisë së Liverpool, duke drejtuar me pasion ndeshjen e futbollistëve të lindur në vitin 2000. Gerrard reagoi me dëshpërim kur skuadra e tij pësoi gol, gjithashtu u mërzit ndjeshëm në çastet e fundit, teksa talentet e Liverpool shpërdoruan një mundësi të mirë për të shënuar golin e fitores.

Steven Gerrard made his managerial debut with the Liverpool Under 18s at Derby

The former Reds midfielder watched on from the dugout as his side drew 1-1 in their opener

Gerrard discussed tactics with his staff during an eventful game in the season opener

Ishte një ndeshje emocionuese, e cila nisi me një gol të anuluar për pozicion jashtë loje për Liverpool, pas vetëm tre minutash lojë, ndërsa portieri Dan Atherton priti 11-metërshin e ekzekutuar nga Dan Atherton. Barazimi ishte rezultati që kënaq më shumë Derby, në javën e parë të Premier League U-18. Gerrard, që nga shumë shihet si pasardhësi i Klopp në ekipin e parë të Liverpool, nuk ka dashur të djeg etapat dhe ka nisur gjithçka nga ekipet e moshave.

Më shumë nga Futboll