Futboll

Strakosha ka zgjedhur: “Merkato? Më kënaq interesimi i skuadrave për mua, por…”

I cilësuar si një nga zbulimet e sezonit të kaluar në Seria A, portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha është shndërruar në një prej objektivave të kësaj merkato vere nga shumë ekipe. Një interesim që ngjall kënaqësinë e gardianit shqiptar, që gjithsesi ka një përgjigje të prerë për të gjithë dhe lidhet me Lazion.

“I lumtur që kemi rifilluar përgatitjet, duhet ta rinisim nga sezoni i kaluar, për të realizuar një sezon edhe më të mirë. Isha me pushime në Greqi, u shplodha, tani jam gati të rifilloj. Merkato? Më dhuron kënaqësi të dëgjoj për interesimin e skuadrave të tjera, por Lazio është shtëpia ime. Botërori? Të dielën do të jetë një finale e bukur. Kroacia ka dëshmuar se është një skuadër në nivel të lartë. Sipas meje, meriton të jetë aty ku ndodhet. Gafat e portierëve? Të gjithë gabojmë, por shumë prej tyre kanë zhvilluar një Botëror të bukur. Dëshmojnë cilësitë e tyre çdo ditë në kampionat. Objektivi për vitin e ardhshëm? Champions League!”, deklaroi Thomas Strakosha.

Më shumë nga Futboll