Ligue 1

Strasbourg-Guingamp, vendasit synojnë parakalimin

Ligue1, pas një pushimi prej 3 javësh, do të kthehet mbrëmjen e së premtes me ndeshjen Strasbourg-Guingamp, që do të hapë javën e 20-të të kampionatit francez. Të dy skuadrat janë të pozicionuara në mesin e tabelës, me Guingamp që ka një avantazh prej dy pikësh ndaj vendasve, të cilët e kanë të qartë se do të mund t’i parakalonin miqtë me një fitore.

Strasbourg është mundur 3-0 në javën e fundit ta kampionatit në fushën e Metz, por para asaj ndeshjeje kishin marrë tri fitore radhazi në Ligue 1. Një ngjato fitore ka qenë historike, duke parë se ka ardhur kundër kryesuesve të Paris Saint-Germain, që është pasuar nga një tjetër sukses mbresëlënës në fushën e Bordeaux.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, këto dy skuadra nuk përballen në fushën e Strasbourg që nga 2011-a, kur miqtë kanë fituar me rezultatin 2-1. Ndeshja e fazës së parë është fituar 2-0 nga Guigamp. Ndërkohë, në 3 nga 4 ndeshjet e fundit të kampionatit të luajtura në shtëpi Strasbourg ka realizuar të paktën 2 gola.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Ligue 1