• Studenti bën kampionin, ndal marshimin e Partizanit

    Publikuar: 17 Mar 8:56

    Edhe skuadra e Partizanit në volejboll për meshkuj detyrohet të mësojë fjalën “humbje”, teksa është mposhtur sot në mbrëmje 3-1 nga kampionët e Studentit, takim i vlefshëm për javën e 15-të të Kampionatit Kombëtar, luajtur në “Asllan Rusi”. Një ndeshje spektakolare, e luftuar deri në fund nga të dyja ekipet, ku gjithçka u vendos në pikët e fundit. Studenti tregon se është kampion dhe se nuk ka për ta dorëzuar kollaj titullin, duke shfaqur forcën në parket ndaj një Partizani të përgjumur, pa forcën e zakonshme dhe që u duk se e kishte nënvlerësuar rivalin.

    Studenti arriti një fitore me përmbysje, pasi ishte Partizani ai që fitoi setin e parë 25-23, duke u shkëputur në pikët e fundit. Por skuadra e trajnerit Sako nuk heq dorë dhe ka epërsi në setin e dytë, ku fiton 25-21. Dy setet e tjera janë po kaq të bukura e dramatike sa dy të parët, me Studentin që tregohet më i kujdesshëm dhe fiton 25-23 setin e tretë dhe 27-25 setin e katërt, ku triumfon në pikët shtesë. Pra, një derbi fantastik, i luftuar dhe me rivalitet, ku nuk munguan emocionet e dramaciteti, pasi fituesi mbeti në dilemë deri në fuind.

    VOLEJBOLL – MESHKUJ, JAVA E 15-TË (SOT)

    Partizani – Studenti, 1-3 (25-23, 21-25, 23-25, 25-27)

    E SHTUNË (18 MARS)

    Skënderbeu – Erzeni, ora 14:00 (Korçë)

    Tirana – Vllaznia, ora 18:00 (Fahrie Hoti)

    Farka Volej (pushim)

    E MARTË (21 MARS)

    Teuta – Elbasani, ora 18:00 (Durrës)

    Renditja: Partizani 36 pikë, (12/1), Farka Volej 30 pikë (10/2), Studenti 28 pikë (10/3), Tirana 24 pikë (8/5), Vllaznia 20 pikë (6/6), Erzeni 16 pikë (5/7), Skënderbeu 6 pikë (2/11), Teuta 5 pikë (2/11), Elbasani 3 pikë (1/10).

    *Shënim: Farka Volej e Elbasani kanë një ndeshje më pak.


    Lexo postimet e tjera