Sporte të tjerë

Studenti fiton turneun në nder të Donald Suxhos

Është zhvilluar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të qytetit të Korçës një turne miqësor 2-ditor në volejboll për meshkuj midis Studentit kampion në fuqi, Vllaznisë së Shkodrës, Ilirisë së Tetovës dhe Skënderbeut vendës

Është zhvilluar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të qytetit të Korçës një turne miqësor 2-ditor në volejboll për meshkuj midis Studentit kampion në fuqi, Vllaznisë së Shkodrës, Ilirisë së Tetovës dhe Skënderbeut vendës. Turneu u organizua nga klubi korçar dhe i dedikohej një prej volejbollistëve më të mirë shqiptarë në botë në 10-vjeçarin e fundit, Donald Suxhos, emrin e të cilit mbante ky trofe, një prej organizatorëve më të mirë në botë, tashmë si trajner me moshat.

kupa suxho

Posteri i Kupës “Donald Suxho” në volejboll për meshkuj

Ekipi i Studentit fitoi këtë turne, duke zhvilluar ndeshje më të mira se rivalët. Për skuadrën e trajnerit Ylli Tomorri kjo sfidë ishte një test shumë i mirë në prag të përgatitjeve për sezonin e ri e veçanërisht për sfidat ndërkombëtare. Lojtari më i mirë i turneut u shpall Klaudio Qerraxhija i Studentit. Nëna e volejbollistit, që aktualisht ndodhet në Amerikë, dorëzoi trofeun për ekipin fitues. Suxho e ka nisur karrierën pikërisht me Skënderbeun, por në fund ndihmoi Studentin në kupat e Europës.

qerraxhija

Volejbollisti Klaudio Qerraxhija

[total-poll id=88937]

Më shumë nga Sporte të tjerë