Volejboll

Studenti mposht Erzenin, hyn në valle për kualifikim në gjysmëfinale

Studenti dhe Skënderbeu korrin fitoret e para në fazën eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, pas fitoreve të arritura sot në mbrëmje respektivisht ndaj Erzenit dhe Teutës, takime të vlefshme për Grupin B, të luajtura në Durrës. Fitore që futin në valle për një vend në fazën tjetër ekipet fituese, ndërkohë që sot u luajtën takimet e ditës së tretë. Në këtë grup është edhe Partizani, që sot ishte pushim.

Studenti mposhti 3-1 Erzenin, në një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione, që zgjati gati dy orë. Kryeqytetasit fitojnë setin e parë në pikët shtesë 30-28, pas një loje dramatike, por shijakasit barazojnë shifrat, duke fituar 25-22 setin e dytë. Por Studenti nuk dorëzohet dhe po me shifrat 25-22 fiton edhe dy setet e tjera dhe krejt takimin 3-1, duke i shkaktuar Erzenit humbjen e parë në grup.

Fiton edhe Skënderbeu, që mundi 3-1 Teutën, në një ndeshje që dhuroi mjaft rivalitet, një fitore me përmbysje e skuadrës korcare, që mori tri pikët e para në grup. Teuta, që këtë sezon nuk ka asnjë fitore, tentoi të bëjë surprizën në këtë sfidë, duke fituar setin e parë 25-14, por kjo mbeti një shkëndijë, pasi Skënderbeu edhe pse vuan disi, fiton tri setet e tjera dhe krejt takimin 3-1.

Nga ndeshja Teuta-Skenderbeu, 1-3

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj (Grupi B-Ramazan Njala)

 

15 dhjetor,     Erzeni – Studenti,                  1-3 (28-30, 25-22, 22-25, 22-25)

15 dhjetor,     Skënderbeu – Teuta,             3-1 (14-25, 25-22, 25-20, 25-21)

Partizani (pushim)

Renditja: Partizani 6 pikë (2/0), Erzeni 6 pikë (2/1), Studenti 3 pikë (1/1), Skënderbeu 3 pikë (1/1), Teuta 0 pikë (0/3).

16 dhjetor,     Studenti – Skënderbeu,        ora 16:00

16 dhjetor,     Partizani – Erzeni,                 ora 18:00

Teuta (pushim)

17 dhjetor,     Skënderbeu – Partizani,       ora 16:00

17 dhjetor,     Teuta – Studenti,                  ora 18:00

Erzeni (pushim)

Më shumë nga Volejboll