Volejboll

Studenti i pamposhtur në kampionat, Partizani mposht Farkën në derbi

Studenti mbetet skuadra më e mirë e Kampionatit të meshkujve në volejboll, pas fitores 3-2 arritur sot në mbrëmje ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas të luajtur në “Asllan Rusi”. Një fitore e vështirë dhe me përmbysje e ekipit të trajnerit Altin Demi, skuadra e vetme pa asnjë humbje pas 4 javëve të para. Por Studenti ka vuajtur shumë për të mundur bardheblutë, në një takim që zgjati mbi dy orë dhe ku Tirana pati shanset e saj për ta fituar këtë ndeshje. Fiton edhe Partizani, që në derbin tjetër të kryeqytetit mposhti 3-1 Farka Volley, një ndeshje që pati rivalitet dhe emocionme vetëm në dy setet e para. Pas barazimit 1-1, skuadra e Farkës lëshon terren dhe nuk është më në gjendje të rivalizojë, ndërsa të kuqtë marrin frenat e lojës në dorë dhe fitojnë pa shumë vështirësi, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me Tiranën.

Nga ndeshja Partizani – Farka Volley, 3-1

Volejboll-Meshkuj, java e katërt (20 tetor)

Skënderbeu – Teuta,         3-0 (25-16, 25-14, 25-15)

Vllaznia – Erzeni,                1-3 (24-26, 22-25, 25-22, 17-25)

Sot

Studenti – Tirana,              3-2 (25-23, 22-25, 19-25, 31-29, 15-13)

Partizani – Farka Volley, 3-1 (25-20, 22-25, 25-18, 25-12)

Elbasani (pushim)

Renditja: Studenti 10 pikë (4/0), Tirana 9 pikë (3/1), Partizani 9 pikë (3/1), Erzeni 7 pikë (2/1), Farka Volley 4 pikë (1/3), Vllaznia 3 pikë (1/2), Elbasani 3 pikë (1/2),  Skënderbeu 3 pikë (1/2), Teuta 0 pikë (0/4).

Më shumë nga Volejboll