Fitnes

Studimi nga Koreja e Jugut, djathi forcon sistemin imunitar

Studimi nga Koreja e Jugut, djathi forcon sistemin imunitar

Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen ndërmjet djathit dhe jetëgjatësisë! Kjo duket e pabesueshme në plan të parë, por është lajm i konfirmuar nga mediet më të mëdha botërore.

Praktikisht po flasim për bakterin Propionibaceterium freudenreichii, i cili zhvillohet gjatë procesit të fermentimit të djathit dhe njihet për faktin që forcon sistemin tonë imunitar dhe zvogëlon shanset për sëmundje. Ky bakter gjendet edhe te qumështi.

Studimet të cilat kanë nxjerrë këtë përfundim janë bërë pranë Universitetit të Koresë së Jugut në Seul dhe ndikimi i tyre është i jashtëzakonshëm, sepse do t’i nxisë njerëzit të hanë sa më shumë djathë.

Bazuar tek informacionet e publikuara prej disa javësh, djathi përmban gjithashtu substancën kimike e cila ndihmon në parandalimin e problemeve me veshët.

Gjithsej janë testuar 600 ushtarë, të cilët çdo ditë kanë ngrënë djathë. Rezultati? Probiotiku që gjendet në këtë produkt shtazor ndihmon që të kthehet sinjali në pjesën e trurit i cili kontrollon dëgjimin.

Më shumë nga Fitnes