RUSI 2018

Studimi zbulon rezultatin më tronditës në Kupën e Botës

Humbja e pësuar nga Anglia kundër Amerikës në 1950-ën ka qenë rezultati më tronditës në historinë e Kupës së Botës, sipas studimit më të fundit.

Një ekip që kishte në përbërje një postier, një fermer dhe një përgjegjës funeralesh ka mundur kombëtaren e Anglisë (ishte favorite për të fituar Kupën e Botës) 1-0 në Belo Horizonte, Brazil.

Sipas kompanisë Gracenote, që merret me analizën e të dhënave sportive, amerikanët kanë patur vetëm 9.5% të shanseve për të fituar.

Ndërkohë, në vendin e dytë të rezultateve më tronditëse në Kupën e Botës është fitorja e Zvicrës 1-0 kundër Spanjës në 2010-ën.

E treta në listë është fitorja 2-1 e Algjerisë kundër Gjermanisë Perëndimore në 1982-in. Afrikanoveriorët kanë marrë një rezultat historik në pjesëmarrjen e tyre të parë në Botëror.

Në Gjermani është verifikuar rezultati i katërt më tronditës, kur Gana ka mundur 2-0 Republikën Çeke në 2006-ën.

Por Botërori i 1950-ës ka dhuruar një tjetër moment të paharrueshëm, kur Uruguai ka mundur 2-1 Brazilin dhe ka fituar kupën para 200.000 brazilianëve të pranishëm në stadium.

Çfarë mund të ndodhë në Rusi?

Gjithsesi, ka dy ndeshje të tjera që mund t’i afrohen triumfit tronditës të amerikanëve dhe në të dy rastet përfshihet Brazili pesë herë kampion i botës.

Serbia, gjithmonë sipas përllogaritjeve të Gracenote, ka 10.7% të shanseve për të fituar nga ekipit të Tite 27 qershorin e ardhshëm, ndërsa shanset e Kosta Rikës, që do të përballet me amerikanojugorët katër ditë më vonë, janë 11.4%.

Një tjetër fitore befasuese në fazën me grupe do të ishte ajo e Nigerisë kundër Argjentinës, ashtu siç do të ishte ajo e Zvicrës kundër Brazilit.

Suksesi i Koresë së Jugut kundër Gjermanisë do të ishte rezultati i pestë më befasues, sipas Gracenote.

Më shumë nga RUSI 2018