Gossip

Sturridge i bën dhuratë vetes një çelës me vlerë 172 mijë euro

Daniel Sturridge, lojtari i Liverpool, i huazuar te West Bromwich, ka prekur me dorën e tij frontet e reja të luksit më të shfrenuar. Futbollisti, në fakt, i ka dhuruar vetes një çelësme vlerë 172 mijë euro.

Bëhet fjalë për një byzylyk që zhbllokon sistemin e sigurisë së makinës, një Rolls Royce, falë një lidhjeje wireless. E veçanta? Objekti është krijuar me pjesë të një meteori të para 4.9 miliardë viteve.

Ky byzylyk prodhohet nga kompania Senturion Key, që i perzonalizon ata në bazë të kërkesave të klientëve. Çelësi i përshtatet shumë makinave ekstra luksoze: nga Lamborghini te Bugatti, nga Ferrari te Bentley dhe Rolls Royce.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Sturridge ka thënë: Duke mbajtur këtë objekt, një burrë ndihet vetvetja. Nuk më duhen më as çelësat”.

Sturridge donned his £150,000 Senturion Key in a video posted onto his Instagram story

Më shumë nga Gossip