Bundesliga

Stuttgart duhet të dorëzohet, Bayern s’humbet për Krishtlindje prej 33 vitesh

E ashtuquajtura “Klasikja e Jugut” do të luhet në javën e fundit të Bundesliga-s për 2017-ën, me Stuttgart që do të presë Bayern në “Mercedez Benz Arena”. Para humbjes 2-0 ndaj Leverkusen, që po kalonë një moment shumë të mirë forme, vendasit nuk kishin humbur asnjë ndeshje në shtëpi në këtë sezon. Ndërkohë, Bayen Munich nuk humbet ndeshje për Krishtlindje.

Hera e fundit që ata kanë humbur një ndeshje të kampionatit para pushimit të dimrit ka qenë në 1984-ën (3-2 në fushën e Monchengladbach). Që nga ajo kohë, bavarezët kanë marrë 18 fitore dhe 14 barazime në ndeshjet e luajtura në javën e fundit të vitit kalendarik. Stuttgart, nga ana tjetër, ka humbur 15 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Bayern Munich në të gjitha kompeticionet dhe ka pësuar 44 gola në total, një mesatare prej pothuajse tre golash të pësuar për ndeshje.

Për më tepër, hera e fundit që Stuttgart ka fituar kundër Bayern ka qenë në mars të 2010-ës (2-1) dhe hera e fundit që një gjë e tillë ka ndodhur në shtëpinë e tyre ka qenë në nëntor të 2007-ës (3-1). Kjo është ndeshja më e ndjekur në historinë e Bundesliga-s, me më shumë se 5,470,000 tifozë që kanë shkuar në stadium për të parë të paktën një nga 98 përballjet e luajtura mes këtyre dy ekipeve në kampionatin gjerman.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Bundesliga