Kampionatet në Europë

Suarez: Në çdo ndeshje, Messi më i miri në botë!

Luis Suarez e ka përshëndetur Lionel Messin, duke e konsideruar “më të mirë në botë”, pas udhëheqjes së Barcelonës në kualifikimin ndaj Atletic Bilbao

Luis Suarez e ka përshëndetur Lionel Messin, duke e konsideruar “më të mirë në botë”, pas udhëheqjes së Barcelonës në kualifikimin ndaj Atletic Bilbao, ndaj të cilit katalanasit triumfuan 4-3 në total, në Kupën e Mbretit. Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, në “San Mames”, javën e kaluar, Suarez e kaloi Barcelonën përpara të mërkurën, në kthim, me golin e tij të 100-të për klubin blaugrana. Ky ishte edhe goli i 300-të, që MSN e famshme e Barcelonës rrumbullakosi prej ditës së parë kur kanë luajtur së bashku, në vitin 2014.

Ronaldo fitoi “Topin e Artë” në dhjetor, edhe çmimin e FIFA-s, “The Best”, por Suarez nuk ka asnjë dyshim se cili lojtar është më superior, më i miri në planet, një debat që ka përfshirë shumë e shumë figura të kësaj loje magjike, herë pas here. “Ai ka diçka, që s’e posedon asnjë futbollist tjetër, – ka thënë Suarez për gazetarët, pas ndeshjes. – Leo është më i miri në botë dhe këtë e tregon çdo ndeshje. Ai gjithmonë na befason me diçka të mirë.” Suarez goditi tre shifrat (100) e golave në paraqitjen e tij të 120-të me Barcelonën. Për këtë sukses, uruguajani shtoi: “Gjëja më e rëndësishme është se goli i shënuar na shërbeu për të avancuar në Kupën e Mbretit, e cila është ajo që kemi dashur”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë