Bundesliga

Suitë në “Allianz Arena”, mënyra e re për të parë Bayernin

Bayern Munich dhe zinxhiri hotelierik i “Marriott” kanë mbyllur një marrëveshje për sezonin 2019. Disa dhoma luksoze do të krijohen brenda stadiumit “Allianz Arena”, për të parë ndeshjet. Pra, mysafirët mund ta shijojnë shfaqjen e ekipit gjerman nga shtrati i tyre i rehatshëm i hotelit. Strehimi brenda “Allianz Arena” do të ketë të gjitha llojet e lehtësive, si çdo hotel tjetër në këtë zinxhir të mirënjohur. Bavarezët janë ekipi i parë që guxon me këto inovacione. Real Madridi ka menduar, gjithashtu, për ta përfshirë në projektin e tij të ri në “Santiago Bernabéu”, diçka e ngjashme për turistët më ekskluzivë.

Më shumë nga Bundesliga