Kampionati Shqiptar

Sukaj firmos me Perak, do të luajë në stadiumin prej 44 mijë vendesh

Iku, u kthye, iku sërish nga Partizani. Një ditë para ndeshjes së parë kualifikuese të Ligës së Europës, me Slovan Bratislava, të kuqtë e shohin veten të privuar përfundimisht nga golashënuesi i tyre më i mirë në sezonin e shkuar.

Iku, u kthye, iku sërish nga Partizani. Një ditë para ndeshjes së parë kualifikuese të Ligës së Europës, me Slovan Bratislava, të kuqtë e shohin veten të privuar përfundimisht nga golashënuesi i tyre më i mirë në sezonin e shkuar. Pavarësisht se para pak ditësh, Xhevahir Sukaj shtrëngoi duart me presidentin Gaz Demi, duke konfirmuar zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon, nuk do të ndodhë kështu. Kjo histori duket pak si ajo e Penelopës, thur e shthur, por sulmuesi shkodran e ka bërë tashmë, përfundimisht, të qartë të ardhmen e tij për 1 vit e gjysmë.

Sukaj

Sipas menaxherit të tij, që ka negociuar këtë transferim, Sukaj ka nënshkruar kontratë me këtë kohëzgjatje, 1 vit e gjysmë, me skuadrën malajziane të Perak, për rreth 500 mijë dollarë. Ai do të niset nesër nga Tirana me gjithë familjen e tij, për të fluturuar fillimisht drejt Stambollit dhe prej aty në Kuala Lumpur. Pra, një tjetër “shtegëtim” jashtë vendit i goleadorit të njohur shkodran, që ka provuar mjaft eksperienca të tilla, nga Irani, Turqia, Kroacia etj.

Sukaj 2

Po cili është klubi i ri i Xhevahir Sukajt? Fjala është për një klub malajzian futbolli, i themeluar më 18 prill 1951, si partneritet formal. Perak kishte një ekip futbolli që nga viti 1921, duke marrë pjesë në Kupën e Malajzisë. Eshtë ekipi i tretë më i suksesshëm në konkurrencën e “Malaysia Cup”, me 7 fitore dhe 11 herë finalist humbës. Perak luan në stadiumin e vet, i rinovuar në vitin 1997, me një kapacitet prej 44 000 vendesh. Stadiumi është i vendosur në afërsi të “Kampung Simee” në Ipoh, Perak, Malaysia, ku janë zyrat e klubit. Rivalët kryesorë të Perak janë Selangor, Kedah dhe Penang.

 

[interaction id=”57691c1a576a221e1e253c92″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar