Kampionati Shqiptar

Sukaj: Na pa Zoti, Partizani u zhbllokua dhe fitoi!

Partizani është zhbllokuar më në fund. Duhej të vinte java e pestë e Superiores, që të kuqtë të shënonin golat e parë në këtë kampionat, ta bënin “sefte” me fitore. Pikërisht në “Niko Dovana”, 15 herë kampionët e vendit kanë fituar me përmbysje ndaj Teutës, edhe pse loja e tyre sërish ka lënë për të dëshiruar. Njëri nga autorët e golave, në fitoren 2-1, ka qenë sulmuesi Xhevahir Sukaj. Nga pika e bardhë, shkodrani nuk ka falur, duke entuzaismuar pa masë të tijtë. Duke folur pas këtij suksesi të parë në këtë kampionat, Sukaj ka nënvizuar:

“Nuk jam vetëm unë i rëndësishëm tek ekipi, jemi të gjithë. Dhe të gjithë duhet të përpiqemi të japim maksimumin. Partizani u krijua për t’i mundur të gjithë, por nuk e kemi nisur si duhet. Duke parë ndeshjet e para, që nuk fituam, as në ndeshjet të ashtuquajtura të lehta, patëm një bllokim të paparë psikologjik. Kjo nuk na ndodh vetëm neve, i ka ndodhur edhe Real Madridit. Kam 2-3 vite që s’fitoi me fat si sot. Nëse pas kësaj ndeshjeje nuk arrijmë të fitojmë, atëherë duhet t’i vëmë gishtin kokës. Që tani e mbrapa, Partizani do të ketë një fytyrë tjetër. Tani duhet të na shihni. Nuk e kemi pasur asnjëherë problem bashkimin e ekipit, pasi kështu kemi qenë gjithmonë. E përsëris, 4 ndeshje pa gol ishte fatkeqësi për ne, ishte bllokim nga koka, por na pa Zoti dhe arritëm ta fitonim ndeshjen.”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar