Connect with us

Futboll

Sulm tatimor ndaj Cristiano Ronaldos, akuzohet për evazion fiskal

 

Sipas medias spanjolle me bazë financiare “El Confidencial”, autoritetet tatimore po i japin dorën e fundit pretendimeve dhe akuzave ndaj yllit të skuadrës së Real Madrid, Cristiano Ronaldo, në lidhje me parregullsi të pretenduara mbi taksimin e të ardhurave të tij gjatë viteve 2009-2011. Agjencia e tatimeve pretendon se Ronaldo nuk ka paguar shumën e plotë për fitimet e tij të llogaritura në shumën 150 milionë euro nga të drejtat e imazhit të asaj periudhe dhe se përfaqësues të kapitenit të përfaqësueses portugeze kanë transferuar paratë në Ishujt e Virgjëra Britanike, nëpërmjet një rrjeti kompleks kompanish në shtete të ndryshme.

Rezultate imazhesh për cristiano ronaldo tax

Ronaldo nga ana e tij ka mohuar kategorikisht çdo akt të gabuar dhe agjencia që e përfaqëson atë, Gestifute, ka publikuar të dhënat tatimore të futbollistit menjëherë pas akuzave të para, të cilat shfaqin se ylli i Real Madrid kishte të depozituara jashtë vendit fitime në shumën 203 milionë euro në vitin 2015. Gjithsesi, autoritetet tatimore po punojnë aktualisht për një auditim bazuar në faktin që Ronaldo ka paguar 5.6 milionë euro për të ardhurat e tij nga përtej oqeanit mbi të drejtën e imazhit për periudhën 2009-2015, ose 4% të totalit të të ardhurave të tij. për shkak se investigimi e ka origjinën në vitin 2011, atëherë agjencia tatimore ka afat deri më datë 30 qershor për të ngritur zyrtarisht akuzën, përpara se të skadojë statuti i limitimit.

Më shumë nga Futboll