TECH

Sulmet kibernetike, ministrat evropianë bëjnë testin në Talin

Sulmet kibernetike, ministrat evropianë bëjnë testin në Talin

Bashkimi Evropian ndihet i kërcënuar nga sulmet kibernetike dhe për këtë shqetësim po merr masa për t’u mbrojtur. Ministrat e Mbrojtjes së disa shteteve dje testuan aftësitë e tyre për t’u përgjigjur sulmeve kibernetike nga ata të cilët quhen “hakera”.

Sulmi u bë në një prej misioneve ushtarake të Unionit. Hakerat, të cilët në këtë rast ishin vetëm eksperimentalë, sabotuan misionin detar evropian në Mesdhe dhe lançuan një fushatë në rrjetet sociale për të diskretituar operacionet e Bashkimit Evropian. Ministrat ishin në Talin dhe u përpoqën të ndërhynin.

Pas shumë sulmesh kibernetike ndaj kompanive ndërkombëtare, porteve, por edhe shërbimeve publike gjatë gjithë vitit, qeveritë e shteteve të BE-së ende po kërkojnë për mënyra se si të parandalojnë aksesin e hakerave në rrjetet qeveritare dhe jo vetëm.

Estonia, për shembull, duke ndjerë frikë nga Rusia, ka vendosur në plan të parë sigurinë kibernetike gjatë presidencës së saj 6-mujore. Ky shtet ka vuajtur një sulm kibernetik para një dekade.

Më shumë nga TECH