Gossip

Sulmi: Falë Instagram-it është më i famshëm tani se kur luante me Inter

“Të jesh Bobo Vieri do të thotë të mos kesh asnjë stres dhe të argëtohesh shumë. Në këtë mënyrë jeta është gjithmonë verë (edhe në mes të dimrit). Edhe pse nuk bën asgjë gjithë ditën, madje pikërisht sepse nuk bën asgjë është githmonë mes nesh. Lojëra, të fejuara dhe falë Instagram është më popullor sesa kur luante”. Kjo është ajo aqë ka shkruar e përditdshmja italiane “Corriere della Sera”. Një shkrim ky që nuk është pëlqyer aspak nga ish-sulmuesi i Inter, replika e të cilit nuk ka vonuar:

“Pikërisht sepse nuk dini asgjë, por kryesisht sepse nuk informoheni para se të shkruani, ndoshta jeni ju ata që s’bëjnë asgjë në jetë sepse punën tuaj nuk dini ta bëni”, ka shkruar ai duke shtuar një “iiiiihoooo” në komentin e tij, tingulli që nxjerr gomari dhe që ai ia dedikon zakonisht atyre që janë “ziliqarë”.

Më shumë nga Gossip