Champions League

Sulmi i legjendës ndaj Real Madrid: “Mjaft më me grabitje! Ekip minjsh”

Real Madrid siguroi mbrëmjen e të martës kalimin në gjysmëfinalen e Chmpions League, falë fitores së siguruar në Bernabeu kundër Bayern Mynich, në vijim të suksesit të arritur në ndeshjen e parë. Por janë të shumta dhe vijojnë ende polemikat që lidhen me arbitrimin e hungarezit Victor Kassai, i cili gaboi në disa episode, të cilat rezultuan fatale në përcaktimin e fatit të ndeshjes, duke ndëshkuar rëndë ekipin gjerman.

Shumë tifozë, sikurse dhe shumë ish-futbollistë, si Vieri, Ballack dhe Gullit kanë shprehur mosaprovimin dhe zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale. Në një linjë, por shumë herë më agresiv me legjendat është shprehur edhe Faustion Asprilla, ish-sulmuesi i Kolumbisë, që ka sulmuar në mënyrë direkte klubin spanjoll: “Boll! Mjaft më më me grabitjet e Real Madrid, mjaft më me gola në pozicion jashtë loje dhe kartona të kuq. Mjaft më me grabitje, ekip minjsh…”, ka shkruar kolumbiani në llogarinë e tij në “Twitter”. Në vijim ish-sulmuesi i Parmës dhe Newcastle ka ironizuar duke futur në valle edhe mbrojtësin e Barcellona, Gerard Piqué: “Më kanë vjedhur llogarinë time dhe kanë shkruar gjëra kundër Real Madrid. Unë besoj se është cënuar nga Piqué”.

Më shumë nga Champions League