Seria A

Sulmi ndaj Icardi-t: Facchetti do ta kishte rrahur, s’mund të vazhdohet kështu

Francesco “Ciccio” Graziani, ish-futbollist italian dhe fitues i Kupës së Botës në 1982-in, ka sulmuar kapitenin e Inter, Mauro Icardi-n. “Nëse Façhetti-t do t’i jepej mundësia të kthehej mes të gjallëve për katër orë, jam i bindur se do t’i jepte një shuplakë. Fotografia e tij, ku shfaqet i shtrirë lakuriq me një kapele që i mbulonte organet gjenitale është e papranueshme. Ai duhet të japë shembullin e mirë, mban shiritin e kapitenit. E kuptoj efektin e rrjeteve sociale, por nuk mund të vazhdohet përpara kështu”.

Image result for mauro icardi maldive capello

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga ish-lojtari i Torino-s dhe Roma-s kundrejt sulmuesit argjentinas. “Giacinto ka qenë një kapiten i guximshëm, serioz, i moralshëm, – ka vazhduar Graziano. – Kapiteni aktual i Inter fotografohet në situata që nuk më pëlqejnë. Immobile është më dobishëm se Icardi. Shënon më pak, por luan edhe si sulmues krahu për të dhënë krose për shokët e skuadrës. Icardi është mes tre më të mirëve në botë në zonën e rreptësisë, por jashtë zonës nuk di të luajë futboll. Golat di t’i shënojë, siç dinte dhe Inzaghi”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A