Gossip

Sulmi ndaj Wanda Nara: Ke fëmijë, nuk ke turp që thua gjëra të tilla?

Diego Armando Maradona nuk është kursyer kurrë ndaj Mauro Icardi-t. “Në kohën time do ta kishim rrahur”, ka thënë ish-numri 10 i Argjentinës në lidhje me marrëdhënien e sulmuesit të Inter me Ëanda Nara, ish-gruaja e Maxi Lopez. Kohët e fundit, Maradona ka kritikuar trajnerin e “Albiceleste”-s për faktin se ka zgjedhur ta grumbulluar kapitenin zikaltër në kombëtare në vend të Gonzalo Higuain.

Giannina Maradona accanto all'ex Pibe de Oro

Sipas Diego-s, mbrapa vendimit të Sampaoli-t qëndron gruaja e Mauro Icardi-t, Wanda Nara, e cila, sipas tij, i ka bërë disa telefonata trajnerit. Wanda është kundërpërgjigjur në Twitter, duke kërkuar një kontroll anti-doping për ish-futbollistin… si për të thënë, kushedi çfarë ka pirë/marrë para se të fliste. Ky koment nuk është pëlqyer nga Gianinna Maradona, një nga vajzat e legjendës së futbollit, e cila është kundërpërgjigjur me këtë postim të bërë në Twitter:

“Është për të ardhur keq që, edhe pse ke fëmijë, ti nuk arrin të shmangësh deklarata të caktuara në lidhje me të kaluarën e një personi tjetër. E mbaj mend shumë mirë të kaluarën tënde dhe më vjen mirë që ke arritur ta lësh pas krahëve. Wanda, varësitë nuk janë një shaka dhe mbrapa tyre ka shumë vuajtje”.

Më shumë nga Gossip