Futboll

Sulmuesi i Atletico Madrid është pranë kalimit te Chelsea…

Sulmuesi i Atletico Madrid është pranë kalimit te Chelsea…

Sipas asaj që ka shkruar gazeta spanjolle “AS”, Atletico Madrid është gati të shesë Yannick Carrasco dhe “The Sun” shton se Chelsea është i interesuar për sulmuesin anësor nga Belgjika, i cili kushton 40 milionë euro. Trajneri i Atletico, Diego Simeone, i ka dhënë leje bordit drejtues të Atletico që të shesë Carrasco, sepse nuk është më në planet e tij dhe Bayern Munich e kampionët e Premier League janë klubet e interesuara për 24-vjeçarin.

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka kërkuar një sulmues dhe duke parë se çmimi i Belotti të Torino është shumë i lartë, atëherë Carrasco duket alternativa që tërheq më shumë. Chelsea dhe Atletico Madrid kanë relata të shkëlqyera, të përforcuara edhe më tej me rikthimin e Diego Costa te skuadra spanjolle. Carrasco ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asiste në 18 ndeshje zyrtare të luajtura për Atletico Madrid në këtë sezon.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll