Futboll

Sulmuesi i Chelsea do të mungojë në 5 ndeshjet e radhës…

Sulmuesi i Chelsea do të mungojë në 5 ndeshjet e radhës…

Chelsea është goditur nga lajmi se Michy Batshuayi do të mungojë për pesë ndeshjet e ardhshme, si pasojë e një dëmtimi të pësuar me përfaqësuesen e tij, bëri të ditur “London Evening Standard”. Batshuayi u detyrua të lihej jashtë kombëtares së Belgjikës në ndeshjen e fundit dhe u rikthye te Chelsea, por që atëherë nuk është stërvitur. Faktikisht, Batshuayi do të mungojë vetëm për dy javë, por në këtë periudhë skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të luajë pesë ndeshje.

Chelsea striker ruled out for five matches

Chelsea, kampion i Anglisë në fuqi, mori Alvaro Morata në vend të Diego Costa, gjatë merkatos së verës, por nuk bëri më asnjë blerje tjetër në repartin e avancuar dhe tani që u dëmtua Batshuayi do të thotë se Morata është qendërsulmuesi i vetëm në dispozicion të trajnerit Conte për ndeshjet kundër West Brom, Qarabag, Liverpool, Swansea dhe Newcastle.

Më shumë nga Futboll