Merkato

Sulmuesi i Ajax bëhet blerja e katërt për AS Roma…

Ndërsa Bryan Cristiante ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe pritet nga ora në orë të firmosë kontratën me Roma, Justin Kluivert, ka lënë përgjysmë pushimet në Ibiza, sot në mëngjes dhe është nisur për në Amsterdam. Atje e pret Mino Raiola, i cili do ta këshillojë të marrë avionin tjetër për në Romë dhe të firmosë kontratën me verdhekuqtë.

Raiola ka qenë dje në Romë, ku ka gjetur marrëveshjen me drejtorin sportiv Monchi, ndërsa tani mbetet për t’u zgjidhur vetëm “ngërçi” me Ajax. Gjithsesi, sipas burimeve të brendshme në klubin kryeqytetas, para fundit të javës, holandezi do të transferohet në “Olimpico.

Kluivert jr. do të kushtojë rreth 20 milionë me euro plus bonuse dhe do të bëhet përforcimi i tretë i Romës pas Cristane, Marceno dhe Coric, për një total prej rreth 60 milionë eurosh.

Më shumë nga Merkato