Merkato

Sulmuesi i Ascoli-t kryen vizitat mjekësore tek Juventus

Andria Favilli është duke kryer vizitat mjekësore tek Juventus teksa po përgatitet për rikthimin nga Ascoli.

21-vjeçari kaloi sezonin 2015/16 tek Juventus dhe luajti në fushë për disa sekonda kur zëvendësoi Alvaro Morata-n ndaj Frosinone-s në shkurt.

Sulmuesi pritet të rikthehet në Torino për një shifër rreth 5 milionë euri dhe aktualisht është duke kryer vizitat mjekësore në J-Medical.

Favilli pritet të huazohet menjëherë tek Chievo për të marrë eksperiencë në Serie A dhe për të zëvendësuar lojtarin që është pranë Napolit Roberto Inglese.

Më shumë nga Merkato