RUSI 2018

Sulmuesi i Kroacisë refuzon medaljen e argjendtë në “Rusi 2018”!

Sulmuesi i Kroacisë, Nikola Kalinic, nuk ka pranuar medaljen e vendit të dytë në “Rusi 2018”, pasi ai shkoi në shtëpi që pas ndeshjes së parë të Kupës së Botës.

Lajmin e ka bërë të ditur shtypi kroat. Kalinic u përjashtua nga ekipi pasi refuzoi të aktivizohej në minutat e fundit të ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Nigerisë dhe kur Federata Kroate e Futbollit i solli medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2018, ai tha: “Faleminderit, por nuk mund ta pranoj. Unë nuk luajta në Rusi.”

Trajneri Zlatko Dalic deklaroi se Kalinic nuk pranoi të luante në minutën e 85-të të ndeshjes kundër Nigerisë, sepse kishte dhimbje në shpinë dhe kjo ishte arsyeja përse u dërgua në shtëpi.

Kroacia e vazhdon Botërorin 2018 me 22 futbollistë.

Më shumë nga RUSI 2018