Merkato

Sulmuesi i Monaco drejt Inter, mungon vetëm firma…

Inter është një hap larg blerjes së Keita Balde. Arritja e marrëveshjes me Monaco është më pranë se kurrë. Kanë mbetur vetëm disa detaje, por është vendosur se Inter do të paguajë pesë milionë euro për huazimin dhe 30 milionë euro për blerjen përfundimtare të senegalezi vetëm e ardhshme.

Sinjali më i qartë që ai do të shkojë në Milano është se nuk është grumbulluar për ndeshjen e parë të Monaco në Ligue 1, edhe pse nuk ka asnjë shqetësim fizik.

Në bisedimet mes dy klubeve është hequr hipoteza e shkëmbimit me Antonio Candreva, i cili ka vënë si kusht qëndrimin në “San Siro” ku mendon se do të ketë shanse të aktivizohet. Pavarësisht nga dëmtimet e Almamy Touré, Pietro Pellegri dhe Adama Traore, Keita nuk është grumbulluar për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Nantes.

Më shumë nga Merkato