La Liga

Sulmuesi i Premier s’kthehet në Spanjë për shkak të Juventusit

Presidenti i Athletic Bilbao, Josu Urrutia, ka përjashtuar një rikthim të Fernando Llorrente tek ish klubi i tij. Llorente, i cili aktualisht luan për Tottenham, iu bashkua Juventus-it me kosto zero nga Bilbao në verën e 2013 dhe presidenti i klubit bask nuk e ka harruar vendimin e tij.

“Në atë kohë, ai kishte një ofertë të rëndësishme nga Bilbao, por vendosi t’i bashkohej Juventus-it”, tha Urrutia për “Fichajes.net”. Ai e kishte marrë këtë vendim shumë muaj para se kontrata e tij me Bilbao-n të përfundonte.

Llorente, kaloi dy sezone në Torino para se t’i bashkohej Sevilla-s dhe Swansea-s. Spanjolli u transferua te “Spurs” për 15 milionë euro në verën e 2017.

Kontrata e Llorente-s me Tottenham përfundon në 2019 dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Londër.

Më shumë nga La Liga