Champions League

Sulmuesi i Tottenham: U largova nga Juventus duke qarë…

Sulmuesi i Tottenham: U largova nga Juventus duke qarë…

Sulmuesi i Tottenham, Fernando Llorente, ka zbuluar se ai dëshiron që një ditë të rikthehet te Juventus, në prag të sfidës mes dy ekipeve në Champions League. Llorente shënoi 27 gola në 91 ndeshje gjatë përvojës së tij me bardhezinjtë, përpara se të shkonte te “spurs”. Tanimë, 32-vjeçari do të rikthehet si kundërshtar në “Juventus Stadium” për ndeshjen e vlefshme për 1/8-t e finaleve të Champions League.

Llorente played for the Serie A side side for two seasons, scoring 27 goals in 91 appearances

“Mendoj se do të jetë një ndjesi shumë e bukur. Nuk do ta harrojë kurrë përvojën time te Juventus. Fituam dy tituj kampion dhe shkuam në finalen e Champions League, – tha Llorente për “Tuttosport”. – Tifozët bardhezi vazhdojnë të tregojnë shumë dashuri për mua në rrjetet sociale. Ata janë sjellë me mua si të kisha luajtur 10 vjet me anë fanellë, jo vetëm dy sezone.”

The striker has struggled to make his mark for Spurs, largely due to Harry Kane's excellence

Më pas, Llorente shtoi: “Eshtë shumë e vështirë të largohesh nga një ekip si Juventus. Ditën që ika nga qendra stërvitore në Vinovo isha shumë i trishtuar. U largova duke qarë. Mu kujtua një shprehje e Trezeguet, vetëm kur largohesh nga Juventus e kupton atë që ke pasur. Eshtë një klub dhe një familje speciale, uroj që një ditë të rikthehem, në çdo lloj pozicioni.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League