Futboll

Sunderland kërkon 35 milionë euro për portierin!

Sunderland do të kërkojë 30 milionë euro nga klubet që duan të marrin shërbimet e portierit, Jordan Pickford, bëri të ditur trajneri i kësaj skuadre David Moyes. 23-vjeçari Pickford ka lënë mbresa në këtë sezon, pavarësisht se “macet e zeza” ranë në kategoria. Në muajin tetor ai u grumbulluar edhe nga kombëtarja e Anglisë dhe mund të jetë një nga tre portierët e “luanëve” në Kupën e Botës 2018. Everton është klubi i pari i interesuar për Pickford, por duket se 15 milionë paundë e tyre nuk mjaftojnë.

Sunderland keeper Jordan Pickford makes a save during his side's clash with Arsenal 

“Duhet të jetë një ofertë shumë e majme, rreth 30 milionë euro, që ne të vendosim të shesim Pickford, – tha Moyes. – E kam thënë gjatë gjithë sezonit këtë gjithë dhe ai ka vazhduar të përmirësohet ndeshje pas ndeshje. Kam lexuar shumë në shtyp në lidhje me të ardhmen e Pickford, por klubi ynë ka caktuar një çmim dhe poshtë tij nuk do të ulemi në tavolinën e bisedimeve. Ai mund të jetë portieri që do të na rikthejë në Premier.” Nëse ndonjë klub do të paguajë 30 milionë euro për Pickford, ai do të bëhet portieri i dytë më i shtrenjtë i historisë së futbollit, pasi Juventus pagoi 40 milionë euro për të marrë Gianluigi Buffon nga Parma, në vitin 2001.

 

Më shumë nga Futboll