Futboll

“Super Mario” është rikthyer, e duan në La Liga…

Mario Balotelli është rikthyer në nivelin e tij më të mirë në këtë sezon në radhët e Nice në Ligue 1. Sulmuesi italian ka shkëlqyer në elitën e futbollit francez duke realizuar gola deçizivm, me Nice që ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Forma e tij e mirë ka bërë që edhe trajneri i Italisë, Ventura t’i bëjë një ftesë për ta kthyer në kombëtare. Si gjithmonë Balotelli përbën lajm dhe sot mediat në Spanjë raportojnë se Las Palmas ka shfaqur inter për shërbimet e tij. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe sipas Cope Canarias drejtuesit e Las Palmas i kanë ofruar një kontratë një-vjeçare sulmuesit italian me opsionin edhe për një sezon tjetër.

Në rast se 26-vjeçari vendos të transferohet në Spanjë aty do të bashkohet me ish-shokun e tij të Milan-it, Kevin-Prince Boateng, i cili gjithashtu është rikthyer në nivelin e tij më të mirë në La Liga. Gjithsesi ky operacion ka shumë pak gjasa të realizohet pasi tani “Super Mario” shpreson të transferohet në një klub të madh ku mund të fitojë trofe. Në këtë sezon ish-sulmuesi i Milan-it ka shënuar 17 gola në të gjitha kompeticionet me Nice.

Më shumë nga Futboll